Sejdiu: 17 shkurti është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës për të gjithë shqiptarët.
Sejdiu me një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se 17 shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës.
“Kombinimi i rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, rezultoi me lirinë e vendit, falë edhe përkrahjes së fuqishme të miqve tanë ndërkombëtarë. Falë kësaj përkrahjeje, përveç lirisë, arritëm që më 17 shkurt 2008 të realizonim edhe projektin tonë për pavarësinë”.
“17 shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe presidenti dr. Ibrahim Rugova, për liri, pavarësi dhe demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Sejdiu.