Plagoset një person në Prishtinë, e gjuan me armë zjarri derisa viktima voziste

Në mëngjesin e djeshëm një person është plagosur në rrugën “Hys Popova” në komunën e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë.
“Rr. Hys Popova, Prishtinë 16.02.2021 – 09:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/