E rrahën një femër në Deçan dhe ia grabitën 200 euro
Një femër ka raportuar se është sulmuar me mjet të fortë nga persona të panjohur, të cilët kanë grabitur nga ajo para të gatshme 200 euro.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën në orën 10 e 30 minuta në rrugën “Mehmet Uka”, në Deçan, transmeton IndeksOnline.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, në Pejë.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/

