75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / OSH

Haradinaj në Prekaz përmend sërish bashkimin me Shqipërinë

Në shënim të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në Prekaz.

Pas homazheve, Haradinaj para mediave, tha se janë këtu për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.

Haradinaj nga atje deklaroi sërish se nëse Kosova bllokohet për integrimin evroatlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrimin evroatlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj.