75 Mall Live Search
15:24 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Hoti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është nder dhe kënaqësi të marrë pjesë në ekspozitën “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”.

20 vjet pas luftës është e rëndësishme që të sistemojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm arkivor për gjeneratat e ardhshme, të njerëzve që kanë sakrifikuar më së shumti për lirinë që e gëzojmë sot.