75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes për dy ish-krerëve të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, është caktuar për datën 24 shkurt, shkruan Indeksonline.

Konferenca e Gucatit dhe Haradinajt do të mbahet në ora 11:00.
Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

Datat e seancave janë bërë publike edhe në kalendarin e Dhomava të Specializuara.