Abdixhiku e konfirmon se ka fituar sërish ulëse në Kuvend

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se ka marrë votat të mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës, për herë të tretë radhazi.
Abdixhiku përmes një statusi në facebook ka falënderuar ata që e kanë votuar ndërkohë që ka thënë se për LDK-në rezultati ishte më i rëndi në histori.
“Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falënderojë sërish, për të tretën herë radhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne. Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternative”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, LDK-ja do ta gjejë rrugën e vet ndonëse nuk do të jetë e lehtë.