75 Mall Live Search
23:18 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

City nuk po ndalet, fiton edhe ndaj Evertonit

Manchester City ka arritur që ta mposht Evertonin në stadiumin e tyre me rezultat 3-1.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shënoi edhe dy gola të tjerë.

Phil Foden po vazhdon shkëlqimin e tij duke hapur sfidën me golin e tij në minutën e 32-të.

Richarlison 37’ shënoi golin e tretë këtë sezon në Premierligë për të barazuar shifrat.

Riyad Mahrez 63’ dhe Bernardo Silva 77’ shënuan nga një gol respektivisht, për të mbyllur ndeshjen me këtë rezultat.

Theksojmë se një tjetër gjë pozitive nga kjo ndeshje për Citizens, ishte rikthimi i Kevin de Bruyne që zhvilloi 10 minuta.

Manchester City nuk ka asnjë humbje apo barazim në 17 ndeshjet e fundit, duke shënuar 45 gola dhe ka pranuar vetëm gjashtë.