75 Mall Live Search
21:07 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Kosova pëson disfatë nga Luksemburgu

Ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut në kuadër të fazës parakualifikues për Kupën e Botës në Basketboll 2023.

Kosova u mposhtë nga Luksemburgu me rezultatin final në 89:99, njëherit kjo është edhe humbja e tretë për “Dardanët” tanë shkruan IndeksOnline

Kështu, Islanda tashmë kryeson renditjen tabelare me nëntë pikë, ndërsa Sllovakia, Kosova e Luksemburgu kanë nga shtatë sosh, me verdhekaltërit e Marmarinos që xhiron e fundit luajnë ndaj sllovakëve.