Sërish shyhen xhirimet e filmit “The Batman”, kjo është arsyeja që po përsëritet

Prodhimi “The Batman” i Matt Reeves është shtyrë përsëri sepse një anëtar i ekuipazhit ka rezultuar pozitiv për koronavirus, transmeton Indeksonline.
Sipas The Sun, një aktor i cili luan Caped Crusader në filmin e ardhshëm ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe duhet të izolohet për 10 ditë së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Një burim i brendshëm i tha The Sun se xhirimi i një filmi të madh si ky, është mjaft i vështirë pa kërcënimin e Covid që duket i madh.
Burimi tha se edhe pse xhirimet janë shtyrë, filmi “The Batman” pritet të përfunojë në muajin mars, sic është planifikuar, shkruan nme.
Kjo nuk është hera e parë që filmi shtyhet për shkak të koronavirusit. Filmi u pezulluar për gjashtë muaj gjatë vitit të kaluar, kur shumica e botës ndodhej në bllokim mes pandemisë.
Pak pasi rifilloi xhirimi, “The Batman” përsëri u ndërpre kur Pattinson doli pozitiv për Covid-19.
Prodhimi u shty për herë të tretë në nëntor, kur një aktor u detyrua të izolohej, pasi edhe ai u diagnostikua me virusin.
“The Batman”, në të cilin gjithashtu marrin pjesë Zoe Kravitz dhe Colin Farrell është planifikuar të dalë më 2 mars 2022./Indeksonline/