75 Mall Live Search
22:06 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Ish-deputeti i LDK-së: Kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për kryetar

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka reaguar sërish pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ku LDK ka shënuar rënie, shkruan Indeksonline.

Rugova thotë se kryesia e dorëhequr e LDK-së po tenton të imponojë Kryetarin e ardhshëm të kësaj partie

“Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve. Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë”, ka shkruar ai.