75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Pas barazimit me Zvezdan – Pioli vjen me një koment Interesant

Skuadra e Milanit ka barazuar sot në udhëtim ndaj klubit serb Zvezda në kuadër të 1/16 së finales në Evropa Liga.

Pra, ky takim u mbyll me rezultatin final në 2:2 në një ndeshje që ngjalli reagime të shumta, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj sfide foli edhe trajneri i Milanit, Pioli i cili tha se Milanin e meritonte ta fitonte këtë takim.

“Ne do të kthehemi në shtëpi pa fitoren e merituar, pasi nuk ishim në gjendje ta mbyllnim më herët atë. Ne duhet të bëjmë më shumë kur jemi kundër 10 lojtarëve dhe të mos lejojmë hapësira të tilla për kundërshtarin. Ishte qasja e duhur dhe ne kishim bërë aq punë sa për të sjellë fitoren në shtëpi, por nuk e shfrytëzuam më së miri situatën”, tha ndër të tjera ai.