75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Vjosa Osmani falënderon Erdoganin për urimin e pavarësisë së Kosovës

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, për urimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me një falënderim në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e Turqisë.

“President Erdogan, falënderime për urimet tuaja për përvjetorin e pavarësisë sonë. Republika jonë e re është mirënjohëse për mbështetjen e Turqisë. Populli kosovar është mirënjohës për marrëdhënien e veçantë me Turqinë”, shkruan Osmani në urim./Indeksonline/