75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Seanca ndaj veteranëve të UÇK-së, Qeriqi: Procesi i ngadalshëm dhe i panevojshëm

Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve, Xhevdet Qeriqi, tha se rasti ndaj tij dhe 10 veteranëve të UÇK-së, është i panevojshëm dhe po ashtu kritikon se procesi është duke u zvarritur.

Pas përfundimit të seancës dy nga të akuzuarit u prononcuan duke e quajtur këtë seancë, lojë politike dhe të lodhshme për ta.

Organizatori i protestës, Qeriqi tha se procesi është duke u zvarritur.

“Kjo është lojë nga përfaqësuesit e Qeverisë, sepse në çdo seancë thuhet e njëjta arsye për vlerën e dëmit, të kalojnë gjashtë vjet dhe të ftohen katër seanca më duket e padrejtë”, tha Qeriqi.

Ai theksoi se nuk është kundër drejtësisë, por jo të thirren pa nevojë dhe nuk do t’i përgjigjet deri në seancën përfundimtare.

Nga ana tjetër edhe i pandehuri tjetër Zymer Ahmeti, bashkëluftëtar i Qeriqit, tha se po akuzohet pa drejtë nga gjykata.

“Kam përkrahur dhe do t’i përkrah bashkëluftëtarët e mi dhe unë në këtë protestë kam shkuar me vonesë dhe kam qenë me vonesë pasi ka përfunduar, por jam arrestuar dhe po dënohem padrejtëisht”, tha ai.

“Dua ta falënderoj Qeverinë, sepse kurrë nuk ia kam pa hairin si luftëtar, por tashti po i shoh në këto seanca dhe asgjë nuk është bërë për veteranët e me u ba gjithë ky maltretim, kjo është mjerim”, përfundoi Ahmeti.