QKUK: Gjendja e punëtorit të rrëzuar është stabile

IndeksOnline më herët raportoi se një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë është rrëzuar në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur në orën 11:15.
Krenare Makolli, specialiste në emergjencës për IndeksOnlinen ka thënë se gjendja e pacientit është stabile dhe ka lëndime të lehta trupore.
“Më herët e kemi pranuar një pacient të rrëzuar nga lartësia prej 2 metrash janë kryer ekzaminimet, disa lëndime të lehta trupore, nuk ka diçka që ia rrezikon jetën për momentin, do ta mbajmë edhe pak në observim dhe do ta lirojmë. Nën këshillat tona dhe stabil është pacienti, komunikativ dhe i lëvizshëm”, tha ajo./IndeksOnline/