75 Mall Live Search
16:10 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / A. M.

Kandidatët më të votuar të listës së Vetëvendosjes në Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 60 për qind të votave në Komunën e Ferizajt, ndërkaq mbi 20 mijë qytetarë të kësaj komune, e kanë votuar Vjosa Osmanin për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Telegrafi nga burimet e veta ka arritur të sigurojë një listë  të kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në Komunën e Ferizajt, listë së cilës i prinë Vjosa Osmani.

Këto shifra janë nga të dhënat preliminare të numërimit të votave, pasi ende nuk janë numëruar votat nga jashtë vendit, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nga të dhënat preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë 47.85 për qind të votave.