Naser Rugova: Kryetari i ri i LDK-së të bëjë prerje kirurgjike të gardës së vjetër të partisë!

Ish-deputeti, Naser Rugova është aktivizuar kohëve të fundit në çështjen e brendshme të LDK-së.
Ai ka shkruar një shkrim në profilin e tij në Facebook, rreth zgjedhjes së kryesisë dhe kryetari të ri të LDK-së.
“Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi”, ka shkruar ai. /Indeksonline.