75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / Blerim

Drenica me Besën po luajnë qetë në pjesën e parë, Trepça’89 e befason Dritën në Gjilan

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica dhe Besa e mbyllën pjesën e parë pa gola edhe pse me disa raste për shënim, ndërsa befasia ndodhi te takimi i dytë mes Dritës e Trepçës’89, shkruan IndeksOnline

Trepça’89 e mbylli 45 minutëshin e parë me dy gola të shënuar nga Zeki Ademi në minutën e 14’të të takimit dhe në fund të pjesë së parë realizoi Shala për 0:2.

Në anën tjetër skuadra e Nuhiut i kishte rastet e veta por që nuk arriti t’i konkretizojë në gol.