Zyrtare: Shawcross transferohet në MLS

Futbollisti i njohur për tifozët e Premierligës dhe Championship, Ryan Shawcross do ta vazhdoj karrierën në MLS.
Shawcorss ka firmosur me klubin e David Beckham në Amerikë, Inter Miami, shkruan IndeksOnline.
Mbrojtësi luajti te Stoke City për 14 vite me radhë duke bërë afro 400 paraqitje. Dikur ishte pjesë edhe e Manchester Unitedit.
Kujtojmë që trajner i Inter Miami është ish-lojtari i Evertonit dhe Manchester Unitedit, Phil Neville./IndeksOnline/