Çfarë ndodhi sonte? Pas 22 viteve Everton fiton në ‘Anfield’

Skuadra e Evertonit ka shënuar një fitore të madhe në ‘Anfield’.
‘The Toffees’ arritën ta mposhtin ekipin e Liverpoolit me rezultat 2 me 0, në derbin lokal të xhiros së 25-të në Premierligë, shkruan IndeksOnline.
Golat në këtë takim i shënuan: Richarlison në minutën e 3-të dhe Sigurdsson në minutën e 83-të.

Kjo ishte fitorja e Evertonit në ‘Anfield’ pas 22 viteve.
E fundit kishte ndodhur në vitin 1999, ku skuadra e kaltër kishte fituar minimalisht 0 me 1.
Me këtë fitore Evertoni barazon me pikë Liverpoolin, me nga 40 dhe gjenden në pozitat 6 dhe 7.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e katër me radhë për Liverpoolin në Premierligë./IndeksOnline/