75 Mall Live Search
17:28 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Një i lënduar nga aksidenti te Menza e Studentëve, krijohen kolona të gjata

Ka ndodhur një aksident trafiku te Menza e Studentëve në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline tha se në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

Po ashtu si pasojë, një person ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave. Si pasojë është lënduar një person”.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet se për shkak të këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.