75 Mall Live Search
19:37 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / C E

Arb Manajn s’ka kush që e ndalë në Ligën e Parë të Turqisë

Sulmuesi klinas Arb Manaj, edhe njëherë tjetër ishte vendimtar për skuadrën e Balikesirspor, duke shënuar dy gola.

Kjo e fundit fitoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Bursasporit.

22-vjeçari realizoi në minutat 35 dhe 61, për tre pikë tejet të rëndësishme të skuadrës së tij, e cila tashmë është shkëputur paksa nga pjesa më e poshtme e tabelës.

Ish futbollisti i Trepçës ‘89, është huazuar te Balikesirspor në afatin kalimtar të janarit nga Keciorengucu.

Edhe pse është vetëm sezoni i tij i parë në arenën ndërkombëtare, Arb Manaj ka shënuar plot shtatë gola e numëron dy asistime në Ligën e Parë të Turqisë.