Goditet një këmbësor në Podujevë, dërgohet me urgjencë për tretman mjekësor

Minuta më parë në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, shkruan Indeksonline.
Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar këmbësori.
I njëjti është dërguar me urgjencë për tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pesuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafiku”./Indeksonline/