75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Pas një jave rikthehet Sindi dhe bën të papriturën ndaj Muratit

Pati një debat të ashpër mes sindit dhe Julit, pasi ai e cilësoi këtë të fundit si “Vaj borshi”.

Në “Për’puthen Prime” Sindi vendosi që t’u kërkoj falje publikisht të gjithëve, shkruan Indeksonline.

Në javën që mungoi kishte ditëlindje Murati, për të cilin ka deklaruar se ndjen një pëlqim.

E sonte nuk hezitoi që publikisht t’i jap një përqafim atij me rastin e ditëlindjes.

“Jam rikthyer dhe ishte një javë le të themi me reflektime. Ndihem mirë që jam këtu prapë.  Si fillim doja të kërkoja një falje shumë të sinqertë të gjithë konkurrentëve, produksionit, Top Channel. Për sjelljen time të ekzagjeruar. Nuk u ndjeva mirë, as unë kur i pash. Duhet ta kisha përballuar ndryshe. Doja ti kërkoja falje edhe Muratit se kishte edhe ditëlindjen atë ditë. Si dhe ishte takimi jonë. Nëse mundem ti ofrojë një përqafim. Jam shumë më e qetë” tha ajo./Indeksonline/