75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

Djegia e një shtëpie në Prishtinë, katër anëtarë të familjes ishin në gjumë

Indeksonline ka raportuar për djegien e një shtëpie në mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.

Pronarja e shtëpisë, Dushe Zeneli, në pamundësi për të folur para kamerës, e shqetësuar nga ky rast, tha se dyshimet janë se zjarri ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të rrymës.

Ajo ka sqaruar më pas se katër anëtarë të familjes ishin në gjumë në rastin kur ka shpëthyer zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se nga raportimi nuk ka të lënduar, por dëme materiale ka.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka tënë Borovci./Indeksonline/