“Çështja e popullit sirian do të diskutohet në mënyrë aktive”
Propozimimi për të mbledhur një kongres të të gjitha grupeve etnike të Sirisë është një iniciativë e përbashkët e fuqive botërore e cila po promovohet nga Rusia, njoftoi të premten Kremlini.
“Megjithatë, është shumë herët të diskutohet koha dhe vendi i kongresit, i cili shihet si një mekanizëm për të ndihmuar zhvillimin e Sirisë pas luftës”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov në një konferencë me gazetarët.
Putin përmendi idenë e mbajtjes së një kongresi të tillë të enjten, në një forum me studentët e huaj.