75 Mall Live Search
16:11 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / AR

Vdes një person në Ferizaj, u godit me grusht në kokë pas një përleshje në parking

Dje rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Për motive ende të panjohura i dyshuari  ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar  50 vjeçar) i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë  është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45  nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për   arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë.