75 Mall Live Search
16:14 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / A. A

Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku caktohet përgjegjës për VAR nga FFK

Federata e Futbollit të Kosovës është zotuar se shumë shpejtë, përkatësisht gjatë këtij viti do të fillojë implementimin e sistemit VAR në Superligë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Federata e ka caktuar Albert Bunjakun përgjegjës për funksionimin e këtij sistemi.

Ish trajneri i Kosovës ka disa ditë që po viziton stadiumet e klubeve të Superligës, duke shikuar infrastrukturën.

Ndryshe, Bunjaku ka qenë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës nga viti 2009 deri 2017.

/Indeksonline/