Bastien Toma hedh poshtë spekulimet: Nuk e kam refuzuar Kosovën

Gjatë ditës së sotshme u raportua në media se futbollisti me prejardhje nga Kosova, Bastien Toma ka refuzuar të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës.
Por, ky lajm po del të jetë i pasaktë, pasi vetë futbollisti e ka mohuar këtë gjë, transmeton Indeksonline.
“Nuk e kam refuzuar Kosovën. Lajmi nuk është i vërtetë”, kështu ka thënë Toma për Klan Kosova.
Mbetet të shihet nëse Toma do të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës apo Zvicrës./Indeksonline/