Kongresmeni Eliot Engel viziton Kosovën më 17 nëntor
Kongresmeni amerikan Eliot Engel do ta vizitojë Kosovën më 17 nëntor.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ai ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë që të mbajnë një mbledhje ceremoniale të Qeverisë në të cilën Engel do t`iu drejtohet me një fjalë rasti.
Kreu i ekzekutivit poashtu ka njoftuar se javën e ardhshme për një vizitë në Kosovë do të arrijnë edhe përfaqësues të Këshillit të NATO-së.