09:47 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Zvicra ua kthen paratë të gjithë klientëve të cilëve u janë anuluar fluturimet në 13 muajt e fundit

Zvicra ka aprovuar 1.5 milionë kërkesa për rimbursime të biletave të “djegura” për klientët e tyre që nga muaji janar i vitit 2020.

Pandemia ka bërë që të anulohen mijëra fluturime dhe që miliona njerëz të humbisnin fluturimet në shtetet e tjera.

Në 1.5 milionë kërkesa, Zvicra tani u ka rimbursuar plot 795 milionë franga.

1 për qind e klientëve janë ende, duke pritur për para pasi që kompanitë kanë thënë se janë raste të komplikuara dhe që kërkojnë kohë më shumë për përpunimin e të dhënave./Indeksonline/