Boksieri kosovar tregon arsyen pse ai dhe vëllai i tij njihen si Toni dhe James Kraft

Toni Kraft dhe James Kraft dy vëllezërit patën meçe gjatë ditës së shtunë në Hamburg – Gjermani.
Toni Kraft u rikthye pas një viti e gjysmë me barazim ndaj boksierit, Rostam Ibrahimi, kurse Jamesi fitoi me nokaut qysh në raundin e dytë, shkruan IndeksOnline.
Në një intervistë për IndeksOnlinen, Toni Krafti tregon arsyen pse në media njihen me emër dhe mbiemër ndryshe dhe jo me emër të vërtetë (Safet dhe Musa Avdimetaj).
“Për popullin shqiptar dhe kosovarë ne do të mbetemi gjithë Safet dhe Musa (James) Avdimetaj nga Strellci. Gjithë do mbesim me këto emra. Për mediat në Gjermani jemi Toni dhe James Kraft. Por kjo s’do të thotë që ne jemi ba gjermanë, ose e harrojmë vendin tonë. Ne gjithë jetojmë për vendin tonë, luftojmë për vendin tonë. Pas meçit ne edhe vijmë në vendin tonë. Të gjitha këto janë për mediat në Gjermani”, ka thënë për IndeksOnline Toni Kraft
Intervistën e plotë për IndeksOnline të Toni Kraft e lexoni më vonë…