Qytetarët rrahen me shqelma në mes të Pejës!

Dy qytetarë në mbrëmjen e së martes janë rrahur keq mes vete në Pejë.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihen dy persona gjersa rrahen me vete me shqelma, afër stacionit të autobusëve në komunën e Pejës.
Në video shihen disa kalimtarë të rastit që kanë ndërhyrë në rrahjen e tyre, duke i ndarë.
Ende nuk dihet shkaktari që çoi dy qytetarët në këtë akt./IndeksOnline/