75 Mall Live Search
22:31 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, transmeton Klan Kosova.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja ndërsa kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës.