75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Raporti i OBSH-së: Kina bëri pak për të zbuluar origjinën e Covid19

Një raport i OBSH-së i nxjerr pas kërkimeve e hulumtimeve që janë bërë në Kinë muajin e fundit, ka treguar se shteti kinez ka bërë pak për të hetuar prejardhjen e virusit Covid-19. Shkencëtarët nga Kombet e Bashkuara kishin paralajmëruar në gushtin e vitit të kaluar se Pekini nuk po i shpëndante informacionet.

Hetuesit e OBSH-së në krye me Peter Embarekun, kishin vizituar Wuhanin në mes të 10 korrikut  e 3 gushtit vitin e kaluar, ndërsa edhe në janar të këtij viti ka pasur hetime.

Dokumenti të cilin e ka parë gazeta britanike “The Guardian”, është një raport dy faqesh, shkruan “Daily Mail”.