Aksident trafiku në Veternik
Një aksident trafiku ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.
Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje të këtij aksidenti, i cili është regjistruar rreth orës 09:00./IndeksOnline/