Frank Lampard po bëhet rival i Gerrardit në Skoci?

Frank Lampardi mund ta vazhdojë punën e trajnerit në skuadrën skoceze, Celtic.
Sot kampioni aktual nga Skocia shkarkoi nga detyra trajnerin, Neil Lennon, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave, Frank Lampardi është një nga kandidatët potencialë për ta marrë përsipër stolin e Celticut.
Përveç, ish-trajnerit të Chelseat, në listë është edhe Eddie Howe.
Një shkuarje e Lampardit në Skoci, do ta kishim mundësinë për ta parë si kundërshtar një dyshe, Gerrard-Lampard./IndeksOnline/