75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. M.

Arrestohet ish-gazetarja kosovare, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në MB

12 persona ka arrestuar sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë si dhe disa lokacione tjera.

Departamenti për Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës kanë kryer operacionin me sukses.

Personat e arrestuar dyshohen për manipulime të dokumentacionit kadastral që lidhen me veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve.

Në mesin e të arrestuarave, Indeksonlien mëson se është edhe një ish-gazetare, tani zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë.

Bëhet fjalë për Kastriote Bajrami-Sejdiu, e cila qe një kohë është pjesë e dikasteret të Bujqësisë.