Vetura e KFOR-it godet një çiklist në Prishtinë

Para pak minutash në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë një çiklist është goditur nga një makinë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se viktima është goditur nga një makinë e KFOR-it.
Personi në fjalë që po drejtonte biçikletën mësohet se ka pësuar lëndime dhe në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ndihma e shpejtë.
IndeksOnline më poshtë iu sjell pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/
