75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Avdullah Hoti: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal, nuk meritojnë të jenë në institucione

Ka reaguar përmes një postimi në Facebook kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar hetime gjithpërfshirëse dhe të shpejta ndaj kujto që dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.

Postimi i plotë i tij:

Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojne të jenë në institucione.