Në kohë pandemie, Stacioni i Autobusëve në Podujevë shtrenjton peronizimet!

Bordi i Stacionit të autobusëve në Podujevë ka marrë vendimin ta shtrenjtojë çmimin e peronizimeve për autobusët që qarkullojnë në relacionin Prishtinë- Podujevë.
Deri tashti çmimi për pritje në Stacionin e autobusëve ka qenë 2 euro, kurse tashmë pas këtij vendimi është bërë 3 euro, shkruan IndeksOnline.
Përfaqësues të agjencive janë shprehur të zgjënjyer pas këtij vendimi, kjo për faktin se tash e sa muaj ata po përballen me humbje të mëdha financiare në këtë kohë pandemie.
Nga ana tjetër janë taksitë ilegale ( pa leje) ato që operojnë vazhdimisht në këtë relacion, gjë e cila vazhdon t’i dëmtojnë edhe më tej kompanitë private të autobusëve që përherë kryejnë të gjitha obligimet ligjore karshi rregullave për komunikacion./IndeksOnline/
