75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / C E

Vëllaznimi fiton në Prishtinë

Skuadra e fundit në radhitjen tabelare në Superligë, Vëllaznimi, ka fituar në kryeqytet përballë Sigal Prishtinës, e cila e kishte fituar Kupën e Kosovës vetëm dy javë më parë.

Gjakovarët shënuan fitore të merituar duke triumfuar me rezultat 74-86 në këtë ndeshje.

Nigeriani i Vëllaznimit, Emmanuel Omogbo, ishte i pandalshëm për mbrojtjen e bardhekaltërve duke shkëlqyer me double-double prej 36 pikëve dhe 15 kërcimeve.

Në anën tjetër, te Prishtina u dalluan Tevin Mack (25) dhe Nigel Johnson (20) që shënuan 45 pikë së bashku.

Vlen të ceket se në këtë ndeshje për Vëllaznimin debutoi përforcimi i ri, Ty Nichols, derisa trajneri Branimir Pavic bëri debutimin e tij në Superligë.