Ekzekutim mafioz me selenciator te Piramida në Tiranë!

Ekzekutohet në mes të Tiranës “Padrino i drogës” Behar Sofia, i lidhur me “bosin” e heroinës Abdulselam Turgut! 66- vjeçari është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës mëngjesin e sotëm dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital.
Pas të shtënave ai është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, ndërsa më pas është transportuar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur atje. Dyshohet se është vrarë brenda një makine dhe është hedhur në trotuar.
Viktima Behar Sofia, i njohur si “Padrino i drogës” del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
Deri në këto momente ende s’ka asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen e tij. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

