75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / A. A

Gattuso pas eliminimit të Napolit: Pranuam gola si pula

Napoli fitoi sonte 2-1 kundër Granadas, por rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve nuk i mjaftoi për të siguruar kualifikimin më tutje.

Trajneri Gennaro Gattuso pas ndeshjes ka qenë kritik për mënyrën e pranimit të golave.

“Performanca ishte e mirë por pranuam gola si pula. Nuk mund të pranosh gol të tillë kur jemi 3 kundër 1 në zonë. Kushdo që e përfaqëson këtë skuadër duhet të respektohet me shumë. Kritikat për humbjen duhet të shkojnë në adresën time, jo te lojtarët” deklaroi Gattuso.

/Indeksonline/