Osmani: Në zgjedhjet e 14 shkurtit te votat e komuniteteve kemi ndërhyrje të drejtëpërdrejtë të shtetit serb

U.d e presidentes, Vjosa Osmanit beson që në zgjedhjet e 14 shkurtit, tek votat e komuniteteve, ka pasur ndikim shteti serb.
“Për fat të keq, ndërhyrja nuk mund të reduktohet këtu në ndërhyrje të Listës Serbe, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Vuçiqit, pra është ndërhyrje e një shteti, pra shtetit serb në një proces elektoral të një shteti tjetër, në këtë rast të Republikës së Kosovës, gjë që ndalohet edhe me drejtën ndërkombëtare”, u shprehë u.d e presidentes në “Kallxo Pernime”, në RTV Dukagjini.
Tutje, ajo u shprehë se këtë shqetësim e ka paraqitur edhe në Uashington, Berlin dhe Bruksel.
“Unë e kam shprehur këtë shqetësim në kontaktet e mia me Uashingtonin, Berlinin e Brukselin, por edhe me kryeqytetet tjera, sepse kjo shkon përtej zhvillimeve tona të brendshme dhe tregon për një qasje destabilizuese të Serbisë në rajonin tonë”, shtoi tutje Osmani./Indeksonline/