75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Spitali i Gjakovës: Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen – mbani maskat

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se 72 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aty, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit në 24- orët e fundit 50 pacientë janë konfimuar pozitivë ndërsa 35 prej tyre janë në oksigjenoterapi.

Spitali i Gjakovës ua ka rikujtuar qytetarëve se spitalet janë duke u mbushur se u është ka sygjeruar që të respektojnë masat antiCovid.

Postimi:

Raporti 24-orësh për Spitalin e Gjakovës, më 26 shkurt 2021, ora 8.00 është:

?72 pacientë në spital trajtohen për Covidin,

?50 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19,

?16 pacientë të konfirmuar negativ

?6 pacientë të pakonfirmuar,

?35 pacientë me oksigjenoterapi,

?1 pacient në CPAP maskë,

?2 pacientë në respirator,

? Prej stafit të spitalit pozitiv me Covid janë 5 persona: 1 mjek, 2 infermierë dhe 2 nga stafi administrativ.

? Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbajini maskat, distancën dhe higjienën.