75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Miloti bëri ‘çmenduri’ në sezonin e parë ndaj Eintrachtit, sonte shpreson ta ‘thyej’ akullin

Skuadra e Werder Bremenit sonte luan ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, e vlefshme për xhiron e 23-të në Bundesliga.

Në këtë takim pritet të luajë nga fillimi, anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan IndeksOnline.

Rashica që në sezonin e parë bëri “çmenduri” ndaj Eintrachtit, duke shënuar gol nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të ndeshjes, në fitoren 1 me 2.

Kosovari gjatë dy sezoneve në Bundesliga ka arritur t’i shënonte dy herë skuadrës së Eintrachtit.

Sonte ai shpreson që të shënojë golin e parë në vitin 2021. Kujtojmë se Miloti s’ka shënuar që nga gushti i vitit 2020./IndeksOnline/