Vajza 21 vjeçare e Gjykatësit Superm në Iowa vdiq nga hipotermia dhe dehja nga alkooli

Një student i shtetit në Iowa dhe vajza e një gjykatësi suprem 21 vjeçe, vdiq muajin e kaluar nga hipotermia dhe dehja nga alkooli, ka zbuluar një autopsy, shkruan “Dailymail”, transmeton IndeksOnline.
Olivia Chutich, 21 vjeçe, u gjet e vdekur në vendparkimin e shtëpisë së Delta në Ames, Iowa, më 22 janar.
Këtë javë, Departamenti i policisë Ames në Iowa zbuloi se shkaku i vdekjes së saj, siç përcaktohet nga një autopsi, ishte “dehja akute me alkool dhe hipotermia”.

Temperatura atë ditë në Ames ishte nën 35 gradë Celsius.
Trupi i saj u gjet pak para orës 10 të mëngjesit. Ishte e paqartë se me kë kishte pirë ajo natën para se të gjendej, apo nëse kishte ndonjë aheng në shtëpinë e shoqes.
Chutich lindi në Guatemala por u bijësua nga gjyqtari e Gjykatës Supreme të Minesotës Margaret Chutich dhe gruaja e saj, CEO i Allina Health, Penny Wheeler, kur ishte fëmijë./IndeksOnline/
