S’mbyllet sezoni për Jimenezin, Nuno jep lajmin e madh

Trajneri i Wolves, Nuno Santo sot gjatë konferencës për media ka dhënë nja lajm të mirë për tifozët.
Nuno tha se sulmuesi, Raul Jimenez ka shumë gjasa që do të luaj këtë sezon në Premierligë, shkruan IndeksOnline.
Jimenez kishte pësuar një lëndim të rëndë në kokë, pas përplasjes javë më parë me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz. Edhe pse u mendua se sezoni përfundoi për sulmuesin, ashtu nuk mendon trajneri Nuno.
Ai thotë se lojtari pritet të rikthehet dhe do të luaj gjatë këtij sezoni.: “Padyshim që po. Ai mund të luaj këtë sezon”, ka thënë Nuno.
/IndeksOnline/