Dafina Zeqiri i nënshtrohet operacionit delikat në gju

Artistja kosovare Dafina Zeqiri, i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo ka treguar se për pesë javë ka kaluar ditë të vështira teksa rikuperohej, shkruan Indeksonline.
Krahas postimit, ndjekësit dhe miqtë i kanë uruar shërim të shpejtë.
Bëjmë të ditur se projekti i fundit i këngëtares erdhi dy muaj më parë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ylli Limanin, i titulluar “Mos shko”, e ky bashkëpunim i tyre u prit mjaft mirë nga publiku dhe mori mijëra klikime./Indeksonline

